15:09 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / AR

Medaljen Presidenciale që ia dha Osmani, e dorëzon te pjesëtarët e kompanisë së Kërkim Shpëtimit

Komandanti i Gardës Kombëtare (GK) të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneralbrigade Xhevahir Geci, ka dorëzuar Medaljen Presidenciale të pjesëtarët e Kompanisë së Kërkimshpëtimit.

Kjo medalje u dha nga ushtruesja e detyrës e presidentes Vjosa Osmani me rastin e trembëdhjetëvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Gjatë këtij takimi gjeneral Geci ka përgëzuar pjesëtarët e Kompanisë së Kërkimshpëtimit për gatishmërinë, kontributin dhe profesionalizmin e treguar gjatë realizimit të detyrave dhe operacioneve të ndryshme.

May be an image of 21 people, military uniform and outdoors
May be an image of one or more people, people standing and outdoors