14:46 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mediat angleze tregojnë a do të startoj Shaqiri sonte kundër Bayernit

Portalet më prestigjoze në Angli si The Guardian e The Telegraph, nuk e shohin futbollistin shqiptar Xherdan Shaqiri në formacionin startues të Liverpoolit kundër Bayernit.

Kjo për shkak të formës jo edhe aq të mirë të cilën po e kalon futbollisti nga Zhegra. Sipas parashikimeve mesfusha e Liverpoolit do të jetë nga 3-shja, Henderson, Wijnaldum dhe Keita.

Liverpool XI (4-3-3): Alisson, Alexander-Arnold, Fabinho, Matip, Robertson, Henderson, Wijnaldum, Keita, Salah, Mane, Firmino​. /Indeksonline/