15:50 / E Martë, 12 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mediat britanike: Celina bëri që të mos vërehej Sigurdsson te Swansea

Futbollisti kosovar Bersant Celina ka marrë vëmendje në mediumet britanike pas paraqitjeve të mira me Swansean në Championship.

Ato kanë shkuar deri në atë pika sa që e kanë krahasuar me mesfushorin islandez Gylfi Sigurdsson. 

Performanca e Celinës ka bërë që të mos vërehej mungesa e islandezit pas largimit te Evertoni.

22 vjeçari u transferua te Sëansea gjatë verës 2018 nga Manchester City.

Kreativiteti i tij, intelegjenca dhe vizioni për gol është vlerësuar lartë nga mediumet angleze. /Indeksonline/