19:41 / E Mërkurë, 18 Tetor 2023 / Gj. Sh

Mediat izraelite zbulojnë datën e zhvillimit të ndeshjes Kosovë – Izrael

Ndeshja Kosovë – Izrael, e cila ishte planifikuar të zhvillohej me 15 tetor, por që u shty pas shpërthimit të luftës në Izrael, pritet të zhvilohet në muajin nëntor.

Sipas mediave izraelite, UEFA ka caktuar datën 12 nëntor për zhvillimin e kësaj ndeshje, shkruan IndeksOnline.

Ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar, por vlen të përmendet se data 12 nëntor nuk është datë zyrtare për zhvillimin e ndeshjeve të kombëtarëve.

Federat Izraelite e Futbollit, kishte kërkuar që ndeshja në fjalë të zhvillohet gjatë muajit dhjetor apo në mars të vitit 2024./IndeksOnline/