08:39 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Mediat nga Çekia shkruajnë për Parkun Olimpik në Prishtinë

Në pak vende të Botës, e sidomos në sheshet e atij shteti, është vendosur një Park Olimpik.

Fat këtë vit pati edhe Kosova, e cila për herë të parë do të marr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore, shkruan IndeksOnline.

Kosova po merr pjesë në Pyeonchang me një atlet, Albin Tahirin dhe kjo ishte arsyeja që në sheshin e Prishtinës është vendosur Parku Olimpik.

Për këtë, kanë shkruar shumë media vendore dhe ato ndërkombëtare.

Një portal “irozhlas.cz” nga Republika e Çekisë, ia kushtoi një shkrim Parkut Olimpik në Prishtinë.

“Një atlet, vendi më i ri në botë. Parku Olimpik në Kosovë ka një interesim të madh”, shkruhet në titullin e artikullit cek.

Më poshtë e keni linkun e këtij artikulli…

https://www.irozhlas.cz/sport/olympijske-hry/olympijske-hry-2018-kosovo-park-brusleni-curling_1802141730_rez