10:44 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mediat serbe: Policia e Kosovës ndalon Vuçiqin në rrugën për Banjë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, pavarësisht ndalesës nga kryeministri Ramush Haradinaj, është nisur në drejtim të Drenicës për të vizituar fshatin Banjë të Skenderajt.

Siç raportojnë mediat serbe, Policia e Kosovës e ka ndaluar automjetin në të cilin është presidenti Vuçiq duke ia ndaluar të shkojë në Banjë.

“Novosti” shkruan se presidenti Vuçiq është duke biseduar me policët, për të provuar të vazhdojë rrugën.

Pavarësisht vendimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, që t’i revokojë lejen presidentit serb që të vizitojë fshatin Banjë të Skenderajt, Vuçiq ka vendosur të provojë të shkojë atje prej rrugëve dytësore.