12:30 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mediat zvicerane sulmojnë Petkoviçin: Kemi fituar vetëm ndaj Shqipërisë dhe Serbisë, festimi me shqiponjë…

Përjashtimi i Valon Behramit do të shoqërohet nga një kalvar i shumtë ngjarjesh. Siguria vjen nga të përditshmet zvicerane, që kanë dalë në krah të mesfushorit me origjinë shqiptare. Ata kanë venë në shënjestër trajnerin e ekipit Vladimir Petkoviç. Ky i fundit përjashtoi Behramin me një telefonatë të shkurtër.

Pas tij është përjashtuar edhe Blerim Xhemaili, kapiteni Lishtajner, Fernandez dhe Xhuru. “Në 2 kompedicionet e e fundit Zvicra ka luajtur 8 takime. Nga këto ndeshje ka fituar vetëm 2. Për ironi ato të fituarat janë ndaj Shqipërisë dhe Serbisë. Festimi me shqiponjë duhej menduar por nuk u bë dhe tani po dalin pasojat.

Nuk është arritur asgjë më shumë se nga koha e Hitzfeldit. Duhen ndryshime, por duke filluar që nga stoli”, shkruhej në gazetën “Blick”. Një tjetër kritikë e gazetës është sjella e drejtuesve për përjashtimet, duke ua dhënë lajmi futbollistëve me vetëm 1 telefonatë.