18:59 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

Meksika mposht Korenë e Jugut – një hap afër kualifikimit

Kombëtarja e Meksikës ka fituar ndeshjen ndaj Koresë së Jugut dhe është shumë afër kalimit në 1/8 e Kupës së Botës.Meksika e ka fituar duelin e madh ndaj Koresë së Jugut me rezultatin 2-1.

cCarlos Vela shënoi golin e vetëm në pjesën e parë të takimit nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 26’të të duelit.

Në pjesën e dytë, Chicharito shënoi golin e dytë për Meksikën. Në minutat e fundit të kohës së rregulltë anëtari i Tottenhamit, Son ka shënuar golin e nderit për Korenë e Jugut.Meksika tani ka gjashtë pikë dhe kryeson grupin F. Koreja e Jugut nuk ka asnjë pikë dhe eliminohet nga kompeticioni më i madh i futbollit.

Koreja ndeshjen e fundit e zhvillon ndaj Gjermanisë, kurse Meksika ndaj Suedisë.

Temat: