19:17 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Menaxheri akuzon Encën për mashtrim: Ka ardhur koha të funksionoi ligji ose kanuni (Foto)

Pas largimit nga labeli ku vepronin dy vëllezërit Getinjo dhe Mozzik, është një tjetër emër i njohur i show biz-it shqiptar që sot prishi marrëdhëniet me menaxherin e saj të koncerteve. Realisht është Kastriot Berisha, ai që nuk do ta përfaqësoi me këngëtaren, shkruan Indeksonline.


Këtë e ka bërë të ditur vet Berisha përmes rrjetit të tij social Facebook, ku ndër të tjera ka akuzuar këngëtaren për mashtrim e që kjo sipas tij do të shkoi edhe me ligj e kanun.

Ky është statusi i plotë i ish-menaxherit:

“Pas disa padrejtsive dhe mashtrimeve pas shpine deshta me ju informu qe nga sot un nuk e perfaqsoj #ENCEN mo ..nuk je e para qe vepron ne ket menyr , por ka ardhur koha te funksionoi ligji ose kanuni dhe ti vetëdisoj disa artistë qe duhet respektuar punën dhe nuk mundesh te bëhesh pronare në shpinën e dikujt tjeter ..deri sa tmledhesh mend Ruensa Haxhiaj e ki te ndalume te flasesh me mu dhe block e ke ne qdo event qe mbahet, hajde shnet .. vazhdojmë”, ka shkruar Berisha në Facebook.