11:22 / E Martë, 27 Dhjetor 2022 / C E

Menaxheri i Benzemas me akuza të rënda për Deschamps: Sulmuesi ishte gati pas tre ndeshjeve

Benzema mund të ishte i disponueshëm të luante në fazën e 16-ave. Pse e ktheve kaq herët?”-këtë kërkon të dijë nga trajneri Deschamps, Karim Djaziri, agjenti i sulmuesit francez të Real Madridit.

Djaziri ka postuar në rrjetet sociale imazhin e rezonancës e cila zbulon gjendjen e dëmtimit të muskujve.

“E postova kështu, por fillimisht u konsultova me tre ortopedë, të gjithë më siguruan se Karim mund të jetë i disponueshëm nga raundi i 16-ave”-shkruan agjenti.

Disa medie kishin raportuar probleme mes qendërsulmuesit dhe trajnerit. Dhe jo çuditërisht, pas humbjes në finalen e Kupës së Botës, Benzema shpalli lamtumirën e tij me fanellën e “Les Bleus”.