17:15 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Mentor Mejzini, “Falcao” i futsallit kosovar

Mentor Mejzini është njëri nga futbollistët më të mirë në Kosovë, debutoi me Feniksin në garat evropiane.

Ai e përshkruan ndjenjë të veçantë aventurën e tij në Evropë, që për herë të parë mori pjesë një klub kosovar.

Më poshtë është intervista e Mentor Mejzinit dhënë për IndeksOnline.

Momentet e para të karrierës, kur keni filluar të merreni me futboll të vogël (futsall)?

Momentet e para te futsallit janë ne vitin 2008 kur është formuar liga e futsallit ne at kohë veç kemi mësuar se si luhet futsalli me rregulla sepse ne Kosovë është luajtur futboll i vogël me rregulla krejt ndryshe.

Cili është sekreti që e bën Mentor Mejzinin njërin nga futbollistët më të mirë në Kosovë?

Sekreti ne futsall për mendimin tim nuk ka sekret sepse një lojtar i mirë duet te jetë i thjesht dhe bashkëpunëtor për lojën me ekipin, te luaj sa me thjesht aq me i mirë do te jesh.

Keni përjetuar momente në UEFA Futsal Cup, si është ndjenja të luash në një kompeticion evropian?

Ka qen ndjenjë e mirë sepse për herën e par qe kemi marr pjesë si ekip i Kosovës kemi pas shumë sukses dhe kemi qen krenar shumë sepse kur punon për at qellim gjithmonë ki sukses.

Jeni pjesë e Kombëtares Shqiptare, a ndryshon futsalli në Shqipëri me atë të Kosovës?

Po ende jam pjesë e kombëtares se Shqipërisë dhe do t’mundohem sa te mundem ti ndihmoj kombëtares Shqiptare , ndryshimi është ne lig sepse Kosova e ka me te zhvilluar futsallin ne lig ndërsa sa i përket përfaqësueses, Shqipëria merr pjesë shumë kohë me par ne UEFA dhe ka lojtar qe luajnë neper liga te Evropës.

Ku e sheh veten në vitet e ardhshme?

Unë pasi ta përfundoj karrierën veten e shoh si një trajner i Futsallit sepse e dua këtë Sport te bukur. /IndeksOnline/