21:03 / E Martë, 13 Gusht 2019

Mercedes-Benz dhe Bosch sjellin parkimin autonom në tjetër nivel

Prodhuesit e automjeteve kanë punuar së fundmi mbi teknologjinë e makinave autonome, por teknologjia e parkimit autonom e Daimler dhe Bosch është e para në botë e Nivelit 4 të autonomisë që aprovohet nga autoritetet.

E instaluar në garazhin e parkimit të Mercedes-Benz Museum në Stuttgart, sistemi i vetë-parkimit mundëson që njerëzit të hynë në garazh, të dalin nga makina, dhe të parkojnë makinën me anë të komandave nëpërmjet smartfonit.

Makina më pas vozitet deri në një hapësirë të caktuar dhe parkohet vetë

Procesi nuk është aq i thjeshtë sa duket, sepse për të realizuar vetë-parkimin, Bosch ka instaluar sensorë të veçantë në garazh. Sensorët monitorojnë korridorin e parkimit dhe hapësirën rrethuese dhe ofrojnë informacionin e nevojshëm për të udhëzuar automjetin.

Makina përdor këtë informacion për të manovruar gjatë parkimit dhe do të ndalojë menjëherë nëse dallon ndonjë pengesë.

Kur vizitorët duan të largohen nga museumi, ato thjeshtë kthehen tek garazhi i parkimit, dhe me anë të smartfornit të tyre i tregojnë makinës kur të dalë nga vendi i parkimit dhe ti marrë ata. Makina do të vozitet vetë deri tek vendi i takimit.