18:51 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Mercedes-Benz lanson reklamën më të mirë të vitit

Mercedes-Benz dhe këngëtari kanadez The Weeknd i kanë bashkuar forcat për të promovuar crossoverin e vitit EQC 2020, i planifikuar të dalë në shitje në fillim të vitit të ardhshëm.

Spoti u bashkua me single-in e ri të artistit “Blinding Lights”, i cili sapo u publikua në 29 nëntor. Në realitet, kjo reklamë e EQC është aq video muzikore sa është një reklamë për modelin komplet elektrik.

Ajo që e bën të veçantë edhe pse, përveç tingullit, është fakti që vetë Mercedes shkuan më tej, duke e bërë klipin më shumë sesa vetëm EQC – ata e arritën këtë duke nxjerrë disa modele ikonike, duke krijuar momente dinamike dhe kuptimplote – ndërsa kamera ekspozon një grup të tërë periudhash të ndryshme kohore.

Duke folur për reklama me të vërtetë të mira të makinave, kjo reklamë po cilësohet si më e mira e vitit. /IndeksOnline/