20:02 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Mercedes-Benz, marka më e shitur luksoze për të dytin vit radhazi

2017 ka qenë një vit i mirë për disa prodhues të automobilave.

Duket sikur segmenti i luksit ka qenë veçanërisht i mirë, me disa kompani që shpallin rekorde të shitjeve për vitin që shkoi.

Kur flasim për segmentin premium, Mercedes-Benz ka vendin më të lartë. Viti i kaluar (2017) ishte viti më i suksesshëm i të gjitha kohërave për Mercedes, duke rritur shitjet e njësive me 9,9 përqind për dallim nga viti 2016.

Mercedes-Benz ka shitur 2,3 milionë makina për klientët në vitin 2017, shkruan Indeksonline.

Një pjesë e madhe e kësaj rritje i atribuohet Saloon dhe Estate-it të ri të E-Class, si dhe shitjet e SUV.

Mercedes thotë se kompania ishte marka premium më e shitur në industrinë e automobilëve për të dytin vit radhazi.

Nga 2,289,344 makina të transportuara, 955,000 përfunduan në Evropë, me rritje të shitjeve prej 6.4% në vit. Vetëm në Gjermani, Mercedes shiti më shumë se 300,000 automjete.

Mercedes C-Class është modeli më i shitur duke pasur parasysh se në vitin 2017 janë shitur mbi 415.000 njësi të këtij automobili. /IndeksOnline/