20:39 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mercedes-Benz sjellë imazhe të reja të enterierit G-Class [Foto]

Prodhuesi gjerman vazhdon t’i zbulojë gradualisht dizajnin e modeleve të ardhshme.

Pasi në nëntor publikoi fotografitë e gjeneratës së ardhshme të A-Class, tash ka sjellë edhe fotografitë e reja të kabinës së G-Class, e cila do të ketë premierën botërore në panairin e veturave në Detroit, në janar të vitit të ardhshëm.

Detaje tjera teknike, specifika dhe të dhëna për motorizimin e klasës Mercedes, do të bëhen të ditura para premierës së caktuar për fillim të vitit 2018. /IndeksOnline/