18:31 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Këto janë sistemet ndihmëse të Mercedes GLE

Mercedes-Benz prezantoi rreth 9 muaj më parë modelin e ri GLE, me të cilin synon të pushtojë segmentin SUV, duke ofruar një përzierje mes luksit, rehatisë dhe një sërë teknologjish të avancuara

Ky model i ri raportohet se shquhet për teknologji mbresëlënëse. Njëra ndër to janë dritat me ultra-rreze LED që kanë një gamë mbi 650 metra, apo edhe pezullimi mbresëlënës i kontrollit të trupit E-Active.

GLE vjen poashtu me një numër asistencash për siguri, sic janë: asistenca aktive e frenave, asistenca aktive e parkimit, asistenca për mbajtjen e korsisë, asistenca për këndin e vdekur dhe shumë të tjera të cilat mund t’i ndiqni në videon në vazhdim. /IndeksOnline/