14:30 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Mercedes prezanton modelin e ri G-Class [Foto]

Mercedes ka zbuluar edhe zyrtarisht modelin G-Wagen në ekspozitën e automobilave në Detroit.

G-Wagen i ri – me pseudonimin e saj – mban funksionin e saj ushtarak dhe aftësinë që ka “off-road” , ndërsa tani edhe më luksoz.

Duke filluar shitjet më vonë këtë vit, kjo G-Class e re është projektuar për të bërë gjithcka që ju nuk do të prisni se Mercedesi mund ta bej, transmeton IndeksOnline.

Kjo makinë është projektuar t’i bëj ballë cdo tereni të vështirë, ku ka ujë, borë, baltë apo ngjitje në një kodër të pjerrët me shkëmbinjë.

Die neue G-Klasse // The new G-Class

Në një kohë kur shumë prodhues të automjeteve nuk po praktikojnë V8 në favor të motorëve me katër ose gjashtë cilindra, G550 mban traditën.

Kjo makinë ka motor 4 litërsh bi-turbo V8 me 416 kuajfuqi. Ndërsa ka një transmision automatik me 9 shpejtësi. /IndeksOnline/