18:28 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

Mercedes prezanton një variant tjetër të G-Class [Foto]

Mercedes-Benz ka prezantuar së fundmi modelin më të ri G-Class.

Por, jo vetëm kaq. Tani mund të presim një varg versionesh tjera – në një sërë stile trupash, me përhapjen e akseve dhe strukturave të pezullimit, madje edhe paketa të tilla si AMG dhe Maybach.

Përpara se ndonjëra nga këto të vijë, megjithatë, Mercedes ka nxjerrë tashmë një paketë të re “off-road” , me një pamje më të lehtë sesa modeli i zakonshëm.

Pakoja e radhës paraqet G-Class ku përfshihen dritat dhe xhamat më të erret, parakolpë më ndryshe, kapakët e pasqyrave anësore dhe kornizën përreth për mbajtësin e gomës rezervë.

Mercedes pritet të lansojë edhe variante tjera të G-Class, model ky i cili duket të jetë për një kohë shumë të gjatë. /IndeksOnline/