11:59 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / B O

Mercedes qon sigurinë në tjetër nivel – vetura të dërgon SMS nëse “preket” nga ndokush

Siguria e vetruave është një nga prioritetet më të mëdha kohëve të fundit nga prodhuesit e ndryshëm të veturave, duke parë numrin e vjedhjeve që është gjithnjë në ngritje.

Gjithashtu edhe një problem tjetër është me aksidentet që ndodhin pa vetëdijen tonë. Nuk ka ndjenjë më të keqe për ata që e dashurojnë veturën e tyre kur të bëhen gati për të hipur në veturë dhe shohin se dikush ka dëmtuar veturen e tyre në parking dhe nuk e ka treguar mbi rastin dhe vetëm ka ikur.

Ky sistem pritet që shumë shpejt të marr jetë në veturat e reja nga Mercedes dhe pritet që për një kohë të shkurtër të implementohet në të gjitha veturat e reja të kësaj kompanie. Do të jenë të instaluar një numër i madh senzorësh në të gjitha pjesët e veturës dhe vetura do të jetë i lidhur me një aplikacion në telefonin tuaj ku do të merrni njoftime.

Aplikacioni është menduar të jetë aktiv në momentin që dyer e veturës mbyllen. Në telefonin tuaj do të vijnë informata nëse dikush ka goditur veturen tuaj në parking, nëse dikush ka tentuar që ta vjedhë atë apo edhe në rast se e keni parkuar keq dhe ka ardhur “merimanga” që ta marr veturen tuaj. /perkerre/