12:32 / E Martë, 07 Korrik 2020 / indeksADMonline

Mercedesi tërheq 660 mijë vetura për rrjedhje vaji

Mercedes-Benzi ka njoftuar tërheqjen e më shumë se 660.000 automjeteve nga tregu i Kinës për shkak të një rrjedhjeje të mundshme të vajit të motorit.

Autoriteti i Analizës së Tregut të Kinës më herët deklaroi se ishte përcaktuar se mund të ketë dëme në “vulën mekanike” që mund të shkaktojë një rrjedhje të vajit kur të ndizet motori në mot të ftohtë.

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua, siç transmeton AA-ja, njoftoi se tërheqja e 668.954 veturave Mercedes-Benzit nga tregu kinez do të fillojë më 18 dhjetor.

Tërheqja është paralajmëruar për disa modele automjetesh të prodhuara ndërmjet viteve 2013 dhe 2017, duke përfshirë klasën C, E, V, GLK, CLS, SLC, GLC SUV dhe VS20 VITO.

Shumica e këtyre automjeteve janë prodhuar në fabrika në Kinë dhe prodhuesi do të zëvendësojë pjesët e diskutueshme për klientët pa pagesë.

Në të njëjtën kohë, në vijim është tërheqja e 4.653 sedanëve të klasës G, me parregullsi në mekanizmin e bllokimit të sigurisë së fëmijëve. Këto janë automjete që janë prodhuar gjatë dy viteve të fundit.