20:44 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Mercedes tregon pamje nga prodhimi i AMG GT 4

Mercedes-AMG ka publikuar në faqen zyrtare në Instagram disa imazhe, ku shihet duke u prodhuar modeli që të gjithë të apasionuarit e makinave janë duke e pritur.

Bëhet fjalë për modelin AMG-GT4, i cili do të hyj në familjen e supermakinave të AMG, pra në familjen GT.

Kjo makinë pritet të ketë më shumë se 800 PS dhe këtë e mundësojnë motori 4,0 V8 bi-turbo që gjeneron 612 PS dhe motorët elektrik me të cilët e arrin së bashku fuqinë e më shumë se 800 PS.

Ndryshe nga anëtarët tjerë të familjes GT, GT4 do të ketë 4 dyer, ndërsa pritet të jetë rival i Porsche Panamera Turbo S.

Poashtu edhe Audi është në punim e sipër të RS7, i cili gjithashtu është hybrid dhe mund të bëhet konkurrent i dy modeleve të lartpërmendura. /IndeksOnline/