17:26 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Mercedes zbulon “bishën” e radhës sportive

Prodhuesi gjerman ka publikuar fotografitë e versionit special të modelit të tij sportiv, i cili do të shitet vetëm në vitin e parë.

Sikur edhe modelet tjera të reja të Mercedesit, edhe GT 4 Door Coupe fillimisht ka marrë editimin e tij Edition 1 dhe atë në versionin më të fuqishëm GT 63 S.

Modeli do të jetë i disponuar për blerës vetëm për 12 muajt e parë, pas fillimit të prodhimit të modelit GT 4-Door Coupe.

Ai ka motor 4.0 bi-turbo V8 me 639 kuaj fuqi dhe nga 0-100 km/h arrin për vetëm 3,2 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 315 km/h.

Mercedes-AMG GT 63 S Edition 1 do të ketë premierën javën e ardhshme në Nyrburgring dhe çmimi i tij ende nuk është bërë i ditur.