17:40 / E Enjte, 29 Korrik 2021 / OSH

Mercenari politik Edi Rama u korit, Vuqiqi dështoi, kurse poltroni Zajev u zhgënjye

Shkruan:

Prof. Dr. Fadil Maloku

Ideja e “Mini-Shengenit”, që u trumbetua me aq pompozitet, në fakt është dublifikim e imitim i zbehtë i CEFTA-s, s’është fare as Projekt europian e as sish amerikan po kryekëput ide dhe koncept djallëzor pansllav me “kumbarët” Aleksandër Vucic, poltronin sllav Zajev dhe dhe mjerisht mercenarin politik Edi Rama! Që moti kam shkruar se qëllimet gjeostrategjike të idesë së “minishengenit Ballkanik”, midis tjerash janë:

1. Ta margjinalizoj edhe më shumë Kosovën, nga mekanizmat rajonal dhe sidomos ata kontinental e global. Duke e mbajtur atë edhe më tej nën kontrollin dhe monopolin: juridik (de jure; në Preambule të Kushtetutës serbe ende figuron Kosova pjesë integrale e Serbisë!); politik e ekonomik serb.

2. Ta dërmoj duke e defaktorizuar; strategjikisht (ëndrra për dalje në deti ende është e gjallë, ku kanë ndryshuar vetëm metodat dhe mjetet) dhe; ekonomikisht (duke tentuar që në emër të tregut dhe qarkullimit të lirë, të monopolizoj pasuritë mbitokësore /që ka të bëjë me turizmin/dhe ato nëntokësore. Tjetër, Shqipëria de facto dhe de jure e certifikon Serbinë, ndërkaq e margjinalizon Kosovën, duke e bërë atë “zorrë qorre” në mënyrë që shumë më lehtë të gllabëroj ekonomikisht atë dhe resurset e saja.

3. Ta dobësojë me pozicionime fillestare Kosovën në marrëveshjen finale që supozohet të arrihet me Serbinë. Tani, historia e ndodhur, ku Kosova ka pase një përvojë të hidhur me “minishengenin” e ish Jugosllavisë, e që gjatë gjithë kësaj “martese” ishte; 7 herë më e pazhvilluar se sa Sllovenia; 6 herë Kroacia; 5 herë Serbia…Llogaritë plus edhe shkatërrimet e luftës së ndodhur në vitin 199, ku me siguri ky raport me Serbinë ēshtë thelluar dukshëm.. dhe do kuptohet esenca e ngurrimit dhe rezervave që Kosova i shfaqi ndajë kurthës së quajtur “minishengen Ballkanik”.

Edi Rama, si mercenar i dëshmuar politik s’duhet harruar që Shqipëria me Kosovën ka nënshkrua një Marrëveshje, ku ajo do merr shumë nga obligimet e mirëmbajtjes së politikës së jashtme. Ndërkaq, Ideja e minishingenit në fakt nuk ishte gjë tjetër veçëse një Projekt radhës i paramenduar pansllavist për (lexo; rikolonizimin ekonomik të trojeve shqiptare!) krijimin e përshtypjes së rrejshme, se;”gjithë shqiptarët e rajonit do jenë të bashkuar” nē një ambient të ri ekonomik, social, politik, e kulturor. Por, sot në Shkup, “troika” (Vuqiç&Rama&Zajev) e Novi Sadit në vend të “Mini-Shengenin Ballkanik” e propozoj dhe inauguroi (“Ballkani i Hapur”) konceptin trilateral, që dosido e prolongon për ca dekada supremacinë dhe dominimin absolut të hegjemonisë ekonomike serbe, në Ballkanin Perëndimor…

Ideja e “Mini-Shengenit”, që u trumbetua me aq pompozitet, në fakt është dublifikim e imitim i zbehtë i CEFTA-s, s’është fare as Projekt europian e as sish amerikan po kryekëput ide dhe koncept djallëzor pansllav me “kumbarët” Aleksandër Vucic, poltronin sllav Zajev dhe dhe mjerisht mercenarin politik Edi Rama!