14:54 / E Hënë, 27 Dhjetor 2021 / k.v

Merdare/ Parandalohet kontrabanda e mallrave përmes autobusit (Foto)

Oficerët doganor kanë parandaluar kontrabandimin e mallrave përmes pikës kufitare të Merdares në një autobus të linjave nderkombëtare.

Oficerët doganor në pikë kalimin kufitar të Merdares kanë ushtruar kontroll në një autobus ku edhe kanë arritur të parandalojnë një sasi të konsiderueshme të mallrave të cilat barteshin nga një prej udhëtarve. Sasia e mallrave tregon qartë synimin për rishtije duke tentuar të shmangë taksat doganore.

Mallrat e zbuluara ishin kozmetike mbi 20 kilogram, qanta si dhe aksesore për telefona mobil. Mallrat iu janë nështruar konfiskimit të menjehershëm si dhe ndaj personit përgjegjës është inicuar procedura për kundërvatje doganore.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095. Dogana e Kosovës rishtazi ka lansuar aplikacionin eDogana për pajisjet e menqura android, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurtë dhe gjithashtu ofron mundësi për verifikim të kilometrave të automjeteve të importuara nga muaji Shtator.