14:16 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Merkel takohet me Vuçiqin, ja çfarë i thotë për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është duke vizituar Gjermaninë. Me këtë rast ai është takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Merkel gjatë takimit me Vuçiq është shprehur se Gjermani mbështet rrugën e Serbisë duke shtuar se negociatat e pranimit duhet të jenë  të suksesshme sa i përket reformave të rëndësishme në fushën e sundimit të ligjit si dhe në përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën, transmeton Indeksonline.

“Ne jemi të impresionuar nga mënyra se si Serbia vazhdon me progresin në luftën kundër korrupsionit dhe inkurajojmë Serbinë që të vazhdojë në këtë mënyrë”, ka thënë Merkel./Indeksonline/