16:32 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Merret vendimi final, Flamurtari do t’i luaj të gjitha ndeshjet në këtë stadium

Gjatë edicionit vjeshtor të Superligës, Flamurtari disa ndeshje i ka zhvilluar në “Xhemajl Ibish” e disa tjera në “Fadil Vokrri”.

Por Indeksonline merr vesh që presidenti i klubit, Imer Ademi ka vendosur që të gjitha ndeshjet e mbetura në shtëpi t’i luaj në stadiumin e kryeqytetit.

Kjo do të thotë që deri në përfundim të kampionatit, “kuq e zinjtë” do t’i luajnë 7 eventualisht 8 ndeshje në stadiumin “Fadil Vokrri” varësisht nga shorti i fazës së tretë të kampionatit. /Indeksonline/