23:39 / E Martë, 17 Shtator 2019

Mertens: Fituam, por kjo nuk do të thotë gjë

Dries Mertens, sulmuesi i Napoli-t, autori i golit të parë në fitoren 2-0 të marrë nga “axurrët” kundër Liverpool-it, ka folur për Sky Sport në fund të ndeshjes.

Ishte e rëndësishme të fitonim sot. Fakti që kemi mundur kampionët e Evropës nuk do të thotë asgjë nëse nuk vazhdojmë kështu, edhe Salzburgu është i fortë“.

Edhe vitin e kaluar kemi luajtur mirë kundër Liverpool-it. Në pjesën e parë nuk e kemi mbajtur shumë topin, por kemi dhënë gjithçka. Kjo fitore në çon afër kualifikimit? Salzburgu ka fituar 6-2, vitin e kaluar kemi humbur atje, për këtë arsye duhet të vazhdojmë të punojmë“.