07:31 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Mesazhi i adoloshentit që mbyti veten “Me vjen keq…Unë do të vdes”

Një adoloshent ka mbytur vetën me një qese plastike në një kamp pushimi ku kishte shkuar me shokët e tij.

Aatthew Jones, 17 vjec kishte vuajtur nga depresioni, poashtu kishte konsumuar drogë e alkool, shkruan Daily Mirror, transmeton Indeksonline.

Por, para se ai të vrasë vetën, shokëve e prindërve u kishte lënë një mesazh.

Mateu përmes Snapchatit u kishte dërguar mesazhin më fjalët ‘Me vjen keq…Unë do të vdes”.

Atje, ata zbuluan trupin e të riut në një qese.

Në një raport të policisë të lexuar në Gjykatë, miqtë e djalit thanë se fillimisht kishin menduar se ai ishte fshehur për të bërë shaka, por pastaj kur e hoqën qesen dhe e panë se ai nuk po merrte frymë.

Pavarësisht përpjekjeve për të shpëtuar jetën e tij, mjekët nuk mundën ta shpëtonin Mateun dhe ai u shpall i vdekur në orën 2.17 më 28 gusht të vitit të kaluar./Indeksonline/