08:09 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Mesfushori i Liverpoolit refuzon Real Madridin, kjo është arsyeja

Ka shumë teori se një ofertë nga Real Madrid as që diskutohet dhe shumica e futbollistëve ëndërrojnë që një ditë të luajnë me fanellën e 12-herë kampionëve të Evropës.

Megjithatë ka nga ata që nuk e kanë një ëndërr të tillë, shkruan indeksonline.

Sipas mediave angleze, mesfushori i Liverpoolit, Emre Can ka refuzuar një ofertë nga klubi spanjoll për ta sjellë atë në Santiago Bernabeu.

Gjermani ka hedhur poshtë mundësinë për të nënshkruar me “galaktikët” pasi ka frikë se nuk do të jetë i rregullt në formacionin e Zidane.

Kontrata e Emre Can me Liverpoolin do të përfundoj në fund të sezonit dhe nuk ka lëvizje për një marrëveshje të re. /IndeksOnline/

Temat: