10:29 / E Shtunë, 16 Shtator 2023 / Gj. Sh

Mesfushori i njohur brazilian diagnostifikohet me sëmundjen e rëndë

Një lajm i rëndë dhe fatkeq vjen nga Brazili në lidhje me futbollistin Junior Tavares. 27-vjecari që në të kaluarën ka qenë pjesë e Sampdorias në Serie A dhe që aktualisht është pjesë e Ponte Prata në Brazil, është diagnostifikuar me tumor në tru. Mesfushori difensiv ishte ankuar se ndjente dhimbje pas çdo goditje të topit me kokë dhe në këtë formë, mjekët e klubit vendosin t’i bënin disa analiza më të detajuara.

Analiza të cilat nuk dolën aspak pozitive me Tavarez që tashmë ka nisur kurën kundër sëmundjes së rëndë. Futbollisti ishte i shtruar në spital, por për momentin është lënë i lirë teksa një opsion është edhe ndërhyrja kirurgjikale, megjithatë mjekët po marrin kohë për të parë si do të reagojë Tavarez nga kura që sapo ka nisur.