15:25 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Meshkujt shpenzojnë më shumë se femrat në shoping, kjo është dëshmia

Sigurisht se nevoja për rroba të përshtatshme dhe për rroba sipas secilës stinë është e nevojshme, por a duhet vërtetë që të ndërrojmë gardërobën tonë çdo muaj?

Pastaj ka disa sezona në vit, ku ka zbritje të mëdha dhe ne kënaqemi me blerje, thuajse janë duke mbaruar të gjitha rrobat në botë, transmeton Indeksonline.

Pse e kemi atë ndjenjën që nëse nuk e blejmë atë këmishën e bukur apo çantën që e kemi parë, se nuk do të gjejmë më kurrë një tjetër si ajo për atë çmim kaq të mirë?

Në harxhojmë jashtë mase si para ashtu edhe kohë duke tentuar të ndjekim modën.

Britanikët ndërrojnë gardërobën e tyre duke paguar mijëra paund në vit. 43 përqind e meshkujve britanezë shpenzojnë më shumë se femrat në shopin.

Por, kur përfundon cikli? Çfarë do ndodhë me rrobat e vjetra?

Hulumtimet nga American Express dhe Nectar zbulojnë se ata investojnë 1.093 funte në vit në rroba të reja, duke përfshirë veshje të sipërme, çanta dhe këpuca, ndërresa nate dhe mbathje.

Stereotipi se gratë blejnë pa kontroll, tashmë nuk ekziston, sepse burrat shpenzojnë më shumë. Ata shpenzojnë rreth 115 denarë çdo muaj në rroba, ndërsa femrat 81.

Për më tepër njerëzit shpenzojnë më shumë para në rroba se ata që udhëtojnë jashtë./Indeksonline/