17:18 / E Mërkurë, 12 Korrik 2023 / Gj. Sh

Mësohen skuadrat që do të garojnë në Ligën e Parë A dhe B të Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës, sot ka në prani të kryetarit të Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja dhe përfaqësuesve të KF Shkëndija dhe KF Dinamo është bërë tërheqja e shortit sa i përket ndarjes së këtyre dy klubeve në grupet përkatëse të Ligës së Parë për edicionin 2023/24.

Pas shortit të tërhequr KF Dinamo do të garojë në Grupin A, derisa KF Shkëndija në Grupin B të Ligës së Parë, shkruan IndeksOnline.

Me këtë shortë, tashmë dihen skuadrat të cilat do të garojnë në Ligën A dhe ato të Ligës B.

Më posht i gjeni ndarjen e grupeve për sezonin 2023/2024.

Grupi A: Drenica, Dinamo, Trepça ’89, Vëllaznimi, Istogu, Trepça, Rahoveci, Suhareka, Rilindja 1974, Phoenix.

Grupi B: Ferizaj, Ulpiana, Vushtrria, Flamurtari, Kika, Vllaznia e Pozhoranit, Vjosa, Shkëndija Hajvali, 2 Korriku, Ramiz Sadiku. /IndeksOnline/