11:22 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mësohet arsyeja se pse helikopteri i pronarit të Leicesterit u përplas mbrëmë

Pas ndeshjes, Leicester City – West Ham, mbrëmë, botën e futbollit e kaploi njëra prej ngjarjeve më tragjike në vitet e fundit.

Helikopteri i pronarit të Leicesterit, është aksidentuar dhe është përfshirë nga flakët afër stadiumit, ”King Power”.

Ende nuk dihet se kush ishte në bordin e helikopterit në fjalë, transmeton IndeksOnline.

Gjithashtu ende nuk është bërë e ditur nëse presidenti i Leicesterit ishte në helikopter.

Por, tashmë mediat angelze kanë bërë të ditura arsyet e përplasjes së helikopterit.

Defekti në motor, i cili nuk e kishte vënë funksion helikopterin ka bërë që ai të përplaset dhe të përfshihet nga flakët./IndeksOnline/