75 Mall Live Search
15:37 / E Martë, 26 Maj 2026 / Gj Sh

Mësohet dita dhe stadiumi ku do të luhet ndeshja e barazhit mes Lirisë dhe Dinamos së Ferizajit

Liria dhe Dianmo e Ferizajit do të përballen në një ndeshje direkte për inkuadrim në Superligë.

Të dyja skuadrat përfunduan sezonin në Ligën e Parë me nga 71 pikë, duke pasur mundësinër për të luajtur në elitën e futbollit kosovar.

IndeksOnline mëson se tashmë është caktuar data zyratre për ndeshjen e barazhit.

Kjo përballje do të zhvillohet të premten më 29 maj, në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Skuadra e cila fiton këtë sfidë, do të luaj një tjetër ndeshje, me skuadrën e cila përfundon e teta në tabelën e Superligës, ku pastaj do të mësohet se kush do të luaj sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit kosovar.

Kujtojmë se Liria ka fituar të dy ndeshjet kampionale të këtij sezoni me Dinamon e Ferizajit, me rezultat 1-0 dhe 5-1./IndeksOnline/