20:31 / E Martë, 27 Shtator 2022 / Gj. Sh

Mësohet kundërshtari i Prishtinës për ndeshjen e nesërme në FIBA Europe Cup

KB Sigal Prishtina ka mësuar kundërshtarin për gjysmëfinalen e kualifikimeve në FIBA Europe Cup – Grupi B.

Skuadra kryeqytetase do të përballet me skuadrën estoneze, Kalev/Cramo.

Skuadra nga Estonia e siguroi kalimin për në gjysmëfinale pasi sonte mposht KK Cedevita Junior me rezultatin 93:73.

Skuadra fituese nga ndeshja mes Prishtinës dhe Kalev/Cramos, në finale do të përballet me një nga këto skuadra CBet Jonava, SCMU Craiova ose Kapfenberg Bulls.

Kujtojmë se skuadra e Prishtinës ka udhëtuar sot drejt Lituanisë, atje ku zhvillohen edhe ndeshjet kualifikuese të Grupit B.

Ndeshja mes Prishtinës dhe skuadrës estoneze do të zhvillohet nesër, nga ora 16:00.