15:22 / E Hënë, 17 Janar 2022 / B O

Mësohet muaji se kur do të shihni rimeçin e madh të boksit, Joshua-Usyk

Promotori i Oleksandr Usyk , Alexander Krassyuk, ka paralajmëruar revanshin e peshave të rënda me Anthony Joshuan.

Krassyuk ka thënë se në pranverë pritet që të ndodhë rimeçi i shumëpritur në boks, ndërsa ka përmendur muajin prill si ideal që dy boksierët të dalin përsëri në ring.

“Shumë gjëra po ndodhin në këtë moment. Së shpejti do të zbulojmë gjithçka. Me siguri se do ndodhë në prill” ka thënë menaxheri i Usyk.

Ky meç ishte në shënjestër për në fund të marsit, por që promotorët nuk u pajtuan me kushtet.

Joshua ka në plan të rikuperojë rripat e tij të peshave të rënda IBF, WBA dhe WBO dhe për këtë shpejt pritet të paraqitet me një trajner të ri.

Menaxheri i Joshuas, Eddie Hearn ka qenë në një turne në SHBA dhe Dubai për të audicionuar trajnerë të rinj si Eddy Reynoso, Virgil Hunter, Floyd Mayweather dhe Anthony Wilson, teksa ai kërkon t’i shtojë në ekipin e tij./Indeksonline/