23:01 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mësohet se kur Vinicius Jr do të debutojë me Real Madridin

Vinicius Jr, sulmuesi i ri, për të cilin Real Madridi shpenzoi 45 milionë euro, do të debutojë për Real Madridin tani.

Por, ai dio ta bëjë këtë për skuadrën e të rinjëve, të cilët i njohim me emrin Real Madrid Castilla.

Braziliani do të debutojë për Castillan në sfidën kundër UD Las Palmas B. Por, ai do të vazhdojë të stërvitet me skuadrën e parë, transmeton IndeksOnline.

Vinicius, i cili nuk ka debutuar ende me skuadrën e parë në një ndeshje zyrtare, nuk e ka shijuar debutimin edhe pse e priste në Superkupën e Evropës.

Sipas Jugones, braziliani do të debutojë zyrtarisht në ndeshjen ndaj UD Las Palmas B, e cila është ndeshja e parë e sezonit të ri në Segunda Division B.

Kështu, Vinicius do të përgatitet me skuadrën e Santiago Solarit para inkuadrimit të plotë në skuadrën e parë./IndeksOnline/