17:21 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mëson gjininë e fëmijës me zë të gjyshit (Video)

Gruaja shtatëzënë shpërthen në lot pasi mësoi gjininë e fëmijës së saj përmes regjistrimit të zërit të babait të saj të vdekur, transmeton Indeksonline.

Jennifer Jones-Prothro, nga Kalifornia, pret fëmijën e saj të nëntë në dhjetor me bashkëshortin James, i cili përdorte klipet e vjetra të zërit me zë të gjyshit të ndjerë për të krijuar mesazhin e siç e quante ai të zemrës.

Burri i Jennifer Jones-Prothro, 38 vjeç, nga Kalifornia donte që zbulimi i gjinisë të jetë edhe më e veçantë për mamanë.

Duke xhiruar momentin kur ajo zbuloi seksin e foshnjës, James ia dorëzoi Jenniferit një folës në formë radioje, e cila do të luante një mesazh të regjistruar.

Duke filluar me zërin e tij, regjistrimi thotë: “Jenny, kjo është mënyra më e veçantë dhe krijuese që unë mund të mendoj të them seksin e fëmijës tonë”.

Duke përdorur regjistrimet e zërit të vjetër të lënë nga i ati Charles, zëri i babait të saj të ndjerë thotë: “Përshëndetni Jenny, ky është babai juaj. Dua t’ju njoftoj se është vajzë.”

Pasi dëgjoi zërin e babait të saj me anë të folësit, Jennifer e emocionuar tregon se po i dëgjon lëvizjet e fëmijës në bark.

Zëri i Charles pastaj përfundon mesazhin duke përsëritur, “Është një vajzë”, para se të shtoj, “Unë e dua, bye bye”./Indeksonline/.