12:41 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Messi: Dua që Neymari të kthehet te Barcelona

Lionel Messi ka thënë se dëshiron ta kishte parë Neymarin të kthehej në Barcelonë, por po ashtu ka treguar se nuk është i zhgënjyer për dështimin e transferimit të tij.

“Do t’kisha dashur që Neymari të vijë”, tha Argjentinasi  për gazetën “Sport”. 

“Sinqerisht, nuk e di nëse Barca bëri gjithçka të mundshme për ta rikthyer atë, por jam i sigurt se negociatat me PSG-në nuk janë të lehta”.

“Unë nuk jam i zhgënjyer. Kemi një skuadër spektakolare që mund të luftojë në të gjitha frontet, pa Ney gjithashtu”, tha Messi transmeton Indeksonline.

“Në një nivel sportiv Neymari është një nga më të mirët në botë” .

Raportet në Spanjë kishin pohuar se Messi dhe shokët e tij ishin duke kërkuar nënshkrimin e Neymarit, megjithëse argjentinasi pretendon se ata nuk insistuan që 27-vjeçari të kthehej.

“Asnjëherë nuk kemi kërkuar që Neymari të transferohet, ne thjesht dhamë mendimin tonë,” shtoi ai./Indeksonline/.