22:48 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Messi dhe Argjentina anulojnë miqësoren me Izraelin, hatri i Palestinës

Një miqësore në mes të Izraelit dhe Argjentinës ishte planifikuar të luhej gjatë të shtunës ne Jerusalem në 70 vjetorin e themelimit të shtetit hebre.

Presidenti i Federatës së Palestinës, Jibril Rajoub kishte kërkuar nga Argjentina dhe Messi që të mos luajnë këtë ndeshje, pasi ylli i Barcelonës do të humbte respektin që kishte në këtë vend.

Tashmë Federata Argjentinase ka njoftuar se ka anuluar miqësoren duke iu shmangur ndonjë përplasje të mundshme.

Trajneri, Jorge Sampaoli po kërkon mundësinë që të zhvilloj një miqësore në Barcelonë para se të merr rrugën drejtë Rusisë. /IndeksOnline/