16:42 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Messi: Do të doja që Neymar të kthehej në Barcelonë

Ylli argjentinas ka shprehur dëshirën për të luajtur sërish përkrah Neymarit.

Lionel Messi, Neymar dhe Luis Suarez, para dy vitesh përbënin njërën prej tresheve më të rrezikshme në botë. Por, largimi i brazilianit nga Barcelona drejt Paris Saint-Germain, ka lënë një zbrazëtirë në sulmin e Barçës.Messi tregon se do të donte të luante përsëri me Neymarin me fanellën blaugrana, ndonëse një gjë e tillë duket e pamundur.

Ai gjithashtu nuk pëlqen idenë që braziliani të transferohet te Real Madridi. “Sigurisht që nëse do të ishte e mundur do të më pëlqente që Neymar të rikthehej”, ka thënë Messi. “Është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe ta kishim sërish me ne do të ishte diçka fantastike. Në fakt e shikoj si shumë të vështirë që diçka e tillë të ndodhë, por nëse do të ishte mundësia do të më pëlqente”. I pyetur se çfarë mendimi ka për një transferim të mundshëm të Neymar te Reali, Messi është përgjigjur: “Të them të drejtën nuk do të më pëlqente aspak që ai të shkonte te Reali”.