11:00 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Messi e “han si hallve” Atleticon, sot luan për histori

Atletico Madrid është skuadra e preferuar e Lionel Messit. Në fakt “jashtëtokësori” argjentinas vetëm ndaj Sevillës ka shënuar më shumë gola, se sa ndaj Atletico Madrid.

Messi ka luajtur 36 ndeshje kundër Atlético de Madrid dhe ka shënuar 28 gola. Por, ndeshja e sotme për Messin përbën një histori tjetër.

Nëse Barca e Messit fiton sot, ylli argjentinas do të barazoi rekordin e Raul Gonzales për më së shumti fitore ndaj një skuadre të vetme.

Raul me Realin e kishte mposhtur Atleticon plot 17 herë dhe në rast fitoreje sot, Messi do e barazoi këtë rekord, sigurisht për ta kaluar së shpejti./Indeksonline/