21:55 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Messi i bën me lotë miliona tifozë: Do të vijë koha e pensionimit

Lionel Messi është zgjedhur për herë të 6-të futbollisti më i  mirë në botë nga France Football.

Pasi pranoi çmimin “Ballon d’Or”, Lionel Messi falënderoi Zotin dhe familjen e tij. Ai foli edhe për momentin kur do t’i jap fund karrierës futbollistike.

“Vitet po kalojnë dhe një ditë do të vijë koha kur do të pensionohem. Shpresoj të fitoj më shumë trofe sepse koha po kalon shumë shpejtë” deklaroi Messi.

Argjentinasi mposhti në garë mbrojtësin Virgil van Dijk që mbeti i dyti, transmeton Indeksonline.

Vendin e tretë e zuri Cristiano Ronaldo ndërsa të katërtin Sadio Mane.

/Indeksonline/