21:12 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Messi i jashtëzakonshëm, thyen edhe një rekord në Ligën e Kampionëve

Lionel Messi shënoi hetrik në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve.

Ylli i Barcelonës i shënoi tri gola në fitoren 4-0 të skuadrës së tij kundër PSV-së, shkruan indeksonline.

Me këtë rast, argjentinasi kompleton tetë hetrika në Ligën e Kampionëve.

Ai tashmë është futbollisti me më shumë tregolësh në kompeticionin më të fortë në botë. /IndeksOnline/