15:46 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Messi iranian tërhiqet nga kombëtarja, iu sëmur nëna pas sharjeve që mori djali

Sulmuesi i Iranit, Sardar Azmoun është tërhequr nga futbolli ndërkombëtar në moshën 23 vjeçare.

“Messi iranian” pretendon se nëna e tij është sëmurë rëndë për shkak të fyerjeve që ai ka marrë pas eleminimit nga Kupa e Botës.

Azmoun kishte shënuar 23 gola në 33 ndeshje për vendin e tij para turneut, shkruan indeksonline.

Ai nuk e gjeti rrjetën në Rusi pasi ekipi i Carlos Queiroz përfundoi i treti në Grupin B pas Spanjës dhe Portugalisë.

Azmoun shënoi 11 gola në 14 ndeshje në kualifikuese dhe luajti 90 minuta të plota në të gjitha tre ndeshjet e grupit në Rusi, derisa Irani mundi Marokun, humbi nga Spanja dhe barazoi me Portugalinë.

Megjithatë, Azmoun tha se kritika që kishte marrë kishte bërë nënën e tij të sëmurët.

“Nëna ka kapërcyer një sëmundje serioze dhe isha i lumtur”, tha Azmoun, i cili luan në Rusi për Rubin Kazanin.

“Fatkeqësisht për shkak të pakuptimësisë së disa njerëzve dhe ofendimeve që unë dhe shokët e mi në asnjë mënyrë nuk e meritonin, sëmundja e saj është bërë e rëndë”.

“Kjo më ka vënë në një pozicion të vështirë ku unë duhet të marr një vendim ose një tjetër – dhe si rezultat unë zgjodha nënën time”.

Azmoun bëri debutimin e tij për Iranin në moshën 19 vjeçare.

Ai është i pesti në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të skuadrës së tij dhe u krahasua me heroin kombëtar Ali Daei që ka 109 gola në 149 paraqitje. /IndeksOnline/