17:45 / E Hënë, 24 Shtator 2018

Messi konfirmon nëse do të jetë prezent në gala mbrëmjen e FIFA-s

Në fund, sikur Cristiano Ronaldo, as Leo Messi nuk do të jetë prezent në gala mbrëmjen e FIFA-s për ”The Best”, ku do të zgjedhet lojtari më i mirë i vitit.

Messi, nuk është kandidat për këtë çmim dhe ai në fillim e kishte pranuar ftesën, por gjërat kanë ndryshuar që nga mbrëmja e djeshme.

Këtë mëngjes, ai e informoi Barcelonën se nuk mund të udhëtojë drejt Londrës për arsye personale – pa zbuluar ndonjë detaj, transmeton IndeksOnline.

Klubi në fjalë ia transmetoi këtë lajm FIFA-s që ylli i skuadrës nuk do të jetë prezent në këtë mbrëmje.

Kjo nënkupton se dy lojtarët që e kanë dominuar këtë garë do të mungojnë sonte.

Edhe pse ai nuk është kandidat për çmimin, ”The Best”, Messi është njëri prej kandidatëve për çmimin e golit të mirë, ”Puskas”.

Barcelonën në këtë ceremoni do ta përfaqësojnë Drejtori i Relacioneve Instuticionale, Guillermo Amor dhe drejtori i klubit, Javier Bordas./IndeksOnline/