22:19 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Messi në histori të “Copa del Rey” (Foto)

Lionel Messi ka shënuar dy gola të shpejtë kundër Celta Vigos.

Me këto dy gola ylli i Argjentinës është futur në histori të “Copa del Rey”, shkruan IndeksOnline.

Messi është futur në top-10 golashënuesit më të mirë të këtij kompeticioni. Me 46 gola, argjentinasi bëhet futbollisti i 10-të në listën e golashënuesve më të mirë në “Copa del Rey”.

I pari në këtë listë është sulmuesi Zarra (81 gola), i ndjekur nga Samitieri (69 gola).

Top-10 e përbëjnë këtë futbollistë:

  1. Gorostiza (62 gola)
  2. Quini (55 gola)
  3. Mundo (52 gola)
  4. Kubala (49 gola)
  5. Puskas (49 gola)
  6. Santillana (48 gola)
  7. Cesar (47 gola)
  8. Lionel Messi (46 gola).

/IndeksOnline/