23:46 / E Premte, 09 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Messi shpallet lojtari i ndeshjes ndaj Holandës

Argjentina ka arritur të kualifikohet në gjysëmfinale të Kupës së Botës, pasi mposhti Holandën pas ekzekutimit ë penalltive.

Pas përfundimit të ndeshjes, Lionel Messi, ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë, shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi i PSG-së arriti të shënonte golin e dytë për Argjentinën duke u treguar i sakt nga penalltia.

Në gjysëmfinale Argjentina do të përballet me Kroacinë./IndeksOnline/