18:14 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

Messi superior, ka fituar 9 nga 11 çmimet e fundit si lojtari më i mirë në La Liga

Super-ylli i Barcelonës është padyshim njëri prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit.

Ai ka fituar çdo gjë që është e mundshme të fitohet në nivel personal e kolektiv.

Megjithatë Messit i mungon një trofe me Argjentinen edhe pse disa herë ka qenë shumë afër për ta arritur një gjë të tillë. Por, një fat i tillë nuk e ka përcjellur edhe me klubin e tij, Barcelonën.

Ai ka fituar gjithçka me klubin blaugran. Ndërsa nëse shikojmë statistikat individuale të argjentinasin, ne do të mbesim me gojë hapur.

Nga ajo që mund të dallohet para tjerave, është se në 11 vitet e fundit vetëm dy herë Messi nuk ka arritur ta fitojë çmimin si lojtari më i mirë në La Liga, duke e fituar 9 herë, shkruan Indeksonline.

Lionel Messi madje e ka fituar këtë çmim edhe kur Ronaldo është shpallur lojtari më i mire në botë, ku të dy luanin në Spanjë.

Në sezonin 2016/17 Messi u shpall lojtari më i mire në La Liga, ndërsa Ronaldo fitoi çmimin si lojtari më i mire në botë.Indeksonline/