22:40 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Messi: Trofetë ia dedikoj bashkëlojtarëve, së bashku do të fitojmë gjithçka (Foto)

Lionel Messi, futbollisti i Barcelonës sot fitoi dy çmime të rëndësishme. Trofeun “Pichichi” dhe “Di Stefano”, golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar dhe lojtari më i mirë i sezonit 2016/17.

Argjentinasi përmes rrjeteve sociale ka komentuar këtë triumf, shkruan IndeksOnline.

“Unë dua që këto dy çmime “Pichichi” dhe “Di Stefano” në fushën e La Ligas t’i ndajë me shokët e mi të skuadrës. Ne vazhdojmë të punojmë se bashku për çdo fitore të cilat janë gjithmonë të rëndësishme. një përqafim i madh dhe faleminderit për mesazhet tuaja”, ka shkruar Messi.

Me marrjen e çmimit “Di Stefano”, Messi ka kaluar Cristiano Ronaldon, i cili kishte fituar katër herë, kurse argjentinasi tani i bënë pesë./IndeksOnline/